Bordi

IBADETE KRASNIQI

Ibadete Krasniqi është Presidente e Bordit Drejtues në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe njëherit Drejtor Ekzekutiv në Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindor- OFAP, anëtare në KOMF.  Krasniqi  ka qenë drejtor i filiales së organizatës ndërkombëtare Amici dei Bambini me seli në Kosovë. Krasniqi  ka të përfunduara studimet Master për Shkenca Sociale – Politikat Sociale dhe Mirëqenia e Fëmijëve” si dhe është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Shkencave Natyrore. Ibadete Krasniqi ka më shumë se 15 vite përvojë profesionale në shërbime sociale në Kosovë, në hartimin e legjislacionit, politikave dhe ngritjes së kapaciteteve.

PETRIT TAHIRI

Petrit Tahiri është anëtar i Bordit Drejtues në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. dhe njëherit Menaxher i Projekteve në Qendrën për Arsim të Kosovës, anëtare në KOMF. Tahiri ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Shkencave Sociale, Dega e Sociologjisë. Tahiri ka përvojë pune mbi dhjetë vjeçare në fushën e arsimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Tahiri ka përvojë specifike në zhvillimin e hulumtimeve dhe analizave në fushën e mbrojtjes së të drejtave te fëmijëve, gjendjen në sektorin e arsimit dhe zhvillimin e strategjive sektoriale. Tahiri ka punuar si ekspert i pavarur për shumë agjenci dhe organizata ndërkombëtare.

Nezahat Ramadani Salihu

Nezahat Ramadani Salihu është anëtare e Bordit Drejtues në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe njëherit Drejtoreshë Nacionale në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, anëtare në KOMF. Ramadani Salihu ishte përfaqësuese e Europës Qendrore dhe shteteve Baltike në Këshillin e Menaxhmentit të SOS Kinderdorf International (Këshilltare për Presidentin dhe Senatin). Në fushën akademike, Ramadani Salihu është certifikuar dhe graduar me programet Evolta, Management and Leadership,  ICSC – Senior Leadership, Hope Fellowship – Washington Leadership, Harvard Kennedy School – Mobilizing Nonprofit Board, University of Strathclyde and Celcis – Caring for Children moving alone.

Saranda Rexha

Saranda Rexha është anëtare e Bordit Drejtues në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe njëherit një ndër themelueset dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Education Comes First, organizatë e fokusuar në zhvilllimin e programeve jo-formale të edukimit dhe trajtimit të mirëqenies psikologjike të fëmijëve dhe adoleshentëve, anëtare në KOMF. Rexha ka përfunduar studimet master në Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapiste Trupore e licensuar nga Asociacioni i Evropian për Psikoterapi Trupore. Rexha është anëtare e plotë në Asociacionin Evropian për Psikoterapi trupore  dhe anëtar i asocuar në Organizatën për Edukim dhe Terapi në fushën Somatike.

Mevlude Murtezi

Mevlude Murtezi është anëtare e Bordit Drejtues në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe njëherit Drejtor Ekzekutiv në Childproof/CIPOF, organizatë jo-qeveritare për zhvillimin në arsim, me fokus arsimin parashkollor. Murtezi është poashtu Presidente e Bordit në Kolegjiumin e Drejtorëve në Ministrinë e Arsimit, që funksionon si organ këshillues profesional për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Murtezi ka përvojë të gjatë në fushën e zhvillimit të fëmijërisë së hershme, edukimit dhe legjislacionit. Murtezi ka përfunduar studimet Master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë në Shkolla.